Pati përplasje në prapaskenën e DWTS: Fan Club? Flet Zhaklina, zbulon raportin që ka sot me Kiarën dhe Luizin
Kiara Tito dhe Zhaklina Lekatari kanë patur shpesh përplasje me njëra-tjetrën gjatë dhe në prapaskenat e “Big Brother VIP Albania”.
Megjithatë dyshja i habiti të gjithë pasi u shfaqën bashkë në “Dancing With The Stars: Fan Club”, Kiara si moderatore dhe Zhaklina si opinioniste.
Si shkoi ky bashkëpunim? Për këtë ka folur vetë Zhaklina teksa ishte e ftuar në MCN, ku deklaroi se raportet mes saj dhe Kiarës kanë qenë korrekte dhe nuk kanë pasur asnjë diskutim për përplasjet në të kaluarën.
“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të DWTS Fan Club dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo, që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës”.-tha ajo.
Po ashtu, gazetarja foli edhe për Luizin, me të cilin tha se nuk beson se do ketë ndonjëherë marrëdhënie.
“Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia. Mund të na përballë televizioni por prapë do kemi marrëdhënie profesionale. Aty në kolltuk”.