Mos ia bëni kurrë këtë dhuratë partnerit/partneres, ja pse
Çdo dhuratë ka simbolikën e vetë.
Sipas besimit të vjetër, nuk duhet t’i jepni kurrë një orë partnerit apo partneres suaj si dhuratë.
Edhe pse përfaqëson një shenjë të bukur vëmendjeje dhe një simbol të shijes së sofistikuar mund të jetë më mirë të mendoni për një zgjedhje tjetër nëse jeni të prirë ndaj besimeve të vjetra.
Domethënë, besimet thonë se nëse një vajzë i jep një orë të dashurit të saj, ose ai asaj, ata do të ndahen.
Ora simbolikisht përfaqëson numërimin mbrapsht deri në ndarje.