Mjekët psikiatër ngrenë alarmin, adoleshentët shqiptarë po vuajnë nga nervozizmi dhe ankthi
Sipas anketimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shqipëri 17% e adoleshentëve raportojnë se ndihen nervozë, të irrituar, ose me humor të keq.
10% thonë se kanë vështirësi të flenë dhe 15% raportojnë nivel të caktuar ankthi
“Në disa raste adoleshentët dhe të rinjtë fillojnë të abuzojnë me substancat narkotike, për të mbytur dhe dominuar problematikat e shëndetit mendor, të cilat mund të jenë psikoza që fillojnë me dëgjimin e disa zërave në kokë. Pra janë disa sëmundje që fillojnë që në moshën 13-14 vjeç dhe duke qënë se ata ndihen ndryshe nga bashkëmoshatarët, kërkojnë dhe gjejnë zgjidhje tek përdorimi i substancave, duke filluar nga hashashi, kokaina, heroina dhe nënprodukte të tyre, me të cilat as ne nuk jemi njohur.
12.46 $
Shop NowJanë abuzues të pijeve energjike dhe kafesë, që bëhen shkak për çrregullime të ankthit. Shkak tjetër i shtimit të problematikave është bullizmi në shkolla, divorci i prindërve, abuzimet e ndryshme edhe ato seksuale gjithashtu.
18.47 $
Shop NowMë shpësh po hasen psikozat tek të rinjtë, ndërsa çrregullimet e ankthit kanë qenë vazhdimisht prezente. Vetëm sot unë trajtova tre raste të rinjsh me tendenca suicidale, pra me plane për t’i bërë keq vetes”- tha mjekja psikiatre Valentina Asabella, njëherazi drejtuese e Qendrës së Shëndetit Mendor nr.2, Tiranë.