Kritikat e forta në rrjet për Roza Latin, reagon moderatorja
Moderatorja Roza Lati u bë objekt i rrjeteve sociale ditën e djeshme, pas një ngjarjeje që disa njerëz e kanë ndarë tek portali JOQ si denoncim përmes një videoje audio.
Në video, një vajzë pretendon se Sasha, qeni i Roza Latit, ka ngrënë një mace poshtë pallatit dhe macja ka ngordhur përpara syve të denoncueses. Pretendimi i kësaj të fundit është fakti që moderatorja e mban qenin pa litar, e lëshon pa kontroll dhe kjo është bërë shkak që macja të përfundojë e gjakosur në gojën e qenit të Roza Lati.
https://www.instagram.com/reel/CyRPS1xo7pt/?utm_source=ig_web_copy_link
Moderatorja vendosi që t’u përgjigjej akuzave përmes një videoje të postuar në Instagram ku shpjegon:
“Dje ka ndërruar jetë një mace rruge poshtë pallatit tim. Situata ka qenë kjo: isha në trotuar dhe dëgjova të lehurat e Sashës. Unë e mbaj qenin pa litar poshtë shtëpisë sepse nuk ka qenë kurrë rrezik as për njerëzit, as për kafshët[…]Macja ka dhënë jetë aty, sepse mund t’i ketë ngecur ushqimi në aparatin e frymëmarrjes ose mund ta ketë shkelur ndonjë makinë te koka dhe goditjet cerebrale e kanë bërë që të hidhet përpjetë. Këtë më thanë mjekët se u interesova. Sasha ime nuk e ka ngrënë macen sepse nuk ka dhëmbë, e ka gojën të operuar, i ka pasur dhëmbët e kalbur që këlysh. Videon po e bëj për sqarim për të gjithë njerëzit që e dinë që unë i dua kafshët. Gocat që kanë denoncuar ngjarjen dhe më kanë ardhur te dera e shtëpisë duke bërë video që më pas I kanë publikuar do i ndjek me polici. Sasha ime është rëndë, e pres nga dita në ditë që të ngordhë.”
Pas postimit të videos, reagimet e ndjekësve duket se nuk qenë fort mbështetëse. Ata e kritikojnë atë për faktin që nuk e mban qenin me litar dhe vënë në dyshim angazhimin e saj si aktiviste e të drejtave të kafshëve.