Goli i Asanit elektrizon edhe sheshin Skënderbej, ja si festohet (VIDEO)



 

Goli i Asanit elektrizon edhe sheshin Skënderbej, ja si festohet (VIDEO)

Goli i Jasmir Asanit, duke kaluar në avantazh Shqipërinë përballë Çekisë, nuk ka çuar peshë vetëm tifozët që ndodhen në “Air Albania”.

Asani ka elektrizuar edhe atmosferën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, i cili është kthyer në një “stadium”, pasi qindra tifozë janë mbledhur për të parë live ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për Euro 2024.

Video e mëposhtme tregon festën që ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, atje ku të gjithë tifozët e veshur kuq e zi janë ngritur në këmbë duke brohoritur. 



Post a Comment

Previous Post Next Post