Edhe revista norvegjeze i bën jehonë Shqipërisë!
Interesi për të udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë në rritje këtë verë dhe gjithnjë e më shumë norvegjezë po e zbulojnë këtë vend të bukur.
Për momentin, Shqipëria është po aq popullore sa Majorka, dhe pritet të jetë destinacioni kryesor në verën e 2024.
Numri i prenotimeve drejt Shqipërisë u rrit me 34% në verën e 2023 krahasuar me një vit më parë. Ky trend është forcuar.
Sipas të dhënave zyrtare të (TUI) Unioni Ndërkombëtar i Turizmit, ka një tendencë në rritje të numrit të njerëzve që rezervojne pushimet e tyre në Shqipëri krahasuar me Kretën, Greqi.
“Rezervimet janë në të njëjtin nivel si për Majorka në verën e vitit 2024”, tha TUI.
Shqipëria shpesh përshkruhet si një ndërthurje e mrekullueshme e Italisë dhe Turqisë, me ushqim fantastik dhe mikpritje të veçantë.