E papritura gjatë transmetimit e bën Enxhi Nasufin të shpërthejë në lot
Këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, ka marrë sot një surprizë mjaft të veçantë gjatë transmetimit live të emisionit “Wake Up”.
Mamaja e saj e ka telefonuar live për ta uruar me rastin e ditëlindjes. Blendi Salaj dhe Neada Muçaj kishin gjetur një mënyrë të bukur për ta surprizuar atë.
Neada nisi duke prezantuar “Loja telefonike:100 për 1”, ku publiku duhet të telefonojë për të gjetur numrin që Bledi shkruan në një fletë të bardhë.
“Numri që kemi zgjedhur sot është kaq i bukur si dhe nuk ka asnjë kuptim, nuk përfaqëson asgjë. Çka do e bëjë më të vështirë përzgjedhjen sot, por le të nisim”, tha Muçaj fillimisht.
Pjesë nga telefonata me mamanë e Enxhit:
Neada: Mirëmëngjes
Blendi: Është Vjollca nga Tirana
Mamaja e Enxhit: Mirëmëngjes
Neada: Si jeni?
Mamaja e Enxhit: Mirë, si jen ju?
Blendi: Ne jemi gati për lojë. Cili është numri juaj?
Mamaja e Enxhit: Mendoj se është 100
Enxhi: Po ti nuk je Vjollca moj
Neada: Kush është?
Mamaja e Enxhit: Pse kush jam?
Enxhi: Se unë nuk e njoh zërin e mamasë sime
Blendi: Shih ça shkruhet këtu, thotë 100 Enxhi. Në telefon është mami i Enxhit, që Enxhi e njohu menjëherë dhe nuk quhet Vjollca. I urojmë të bëhet 100 vjeç
Neada: Edhe 100 të bëhesh
Enxhi: Mamin e dua më shumë se çdo gjë në botë. Ajo e di se jam shumë protektive dhe ndonjëherë bëhem shumë e egër për mamin. Të dyja jemi karaktere shumë të forta, ndonjëherë përplasemi shumë, edhe unë ia shfry asaj ndoshta të gjitha gjërat, por ajo e di që e dua shumë
Mamaja e Enxhit: Përveçse shëndetit njëherë, shëndetin të ketë mbi të gjitha dhe të rri e mirë kështu siç është gjithmonë
Enxhi: Kështu siç më ke mësuar ti, nuk jam e mirë kot. Të dua shumë, të kam zemër