Donaldi nuk shkon në stadium për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe fajtore është Bora!
Shumë prej personazheve shqiptarë kanë mbështetur kombëtaren në ndeshjen Shqipëri-Çeki duke e ndjekur në stadium. Por duket se përpos dëshirës Donald Veshaj e ka ndjekur nga shtëpia.Bora Zemani ka publikuar disa video ku tregon se ata kishin prerë biletat për në stadium por Bora ishte vonuar në punë, gjë që kishte mërzitur Donaldin. Ajo bën shaka duke thënë se Donaldi s’di të gëzohet për Shqipërinë për fitoren apo ti mbajë inat Borës.
Gjithashtu moderatorja i premton se do të presë biletat për në Gjermani në mënyrë që të shlyejë fajin.