9 zakonet që përdorin gënjeshtarët për t’ju manipuluar
Kur e vërteta është e hidhur, shumë njerëz mundohen që të largohen me stil nga bisedat, të fshehin detaje apo thjesht të gënjejnë për ta bërë të besueshëm versionin e tyre.
Mund të jenë diskutime nga më të ndryshmet, për punën, familjen, shoqërinë apo projektet, por ata që gënjejnë kanë taktika te tjera.
12.46 $
Shop NowSipas psikologëve, gënjeshtarët kanë disa zakone që i përdorin në çdo situatë për të manipuluar njerëzit dhe për t’u bërë të besueshëm.
#1 Sillen si manipulues natyralë
Gënjeshtarët nuk bëhen nervozë kur duan të manipulojnë të tjerët, përkundrazi, ata janë të sigurt dhe dominues.
#2 Janë aktorë të mirë
Këta persona me shumë mjeshtëri dinë si të dalin në skenë dhe të luajnë rolin e personave të ndershëm si profesionistë.
#3 Shtiren emocionalisht
Pavarësisht nëse shprehin lumturi, habi, trishtim apo përbuzje, gënjeshtarët mund të rrudhin vetullat ose të mërziten në situata të caktuara, si për të treguar që janë të përfshirë emocionalisht.
#4 Janë të përgatitur për gënjeshtrën
Ata bëjnë prova dhe i planifikojnë. Një bisedë e përgatitur mirë e bën një gënjeshtër të duket e natyrshme dhe pa kontradikta.
#5 Flasin pak dhe aq sa duhet
Sa më shumë që një person flet, aq më shumë detaje jep dhe kjo e fsheh gënjeshtrën.
#6 Janë krijues
Shpesh ne nuk e dimë pyetjen që na bëhet, pra si rrjedhojë edhe përgjigjen që do të japim. Gënjeshtarët kanë aftësi për të krijuar një version realist, por të rremë të realitetit për ta bërë të besueshëm
#7 Mendojnë shpejt
Njerëzit që marrin shumë kohë për t’u përgjigjur nuk duken të besueshëm, ndaj ata që thonë gënjeshtra janë të shpejtë dhe direkt.
#8 Kanë kujtesë të mirë
Gënjeshtarët kanë strategji në mënyrën si i rindërtojnë historitë, madje identike sepse kanë memorie të fortë.
#9 Janë dëgjues të mirë
Kanë durim dhe vëmendje për të marrë çdo detaj nga historitë që dëgjojnë, madje dinë si të arrijnë me sukses qëllimet e tyre kur duan të përfshihen për të thënë gënjeshtrat e radhës.
Burimi: CNBC