Raporti i Capital T dhe Adrola Dushit është komentuar shumë në rrjet.
Megjithëse ata nuk e pranuan kurrë publikisht, detaje të ndryshme tregonin se në fakt dyshja janë në një romancë bashkë.
Adrola Dushi shihej thuajse në çdo koncert të reperit si edhe u panë duke i shijuar pushimet verore bashkë.
Mirëpo duket se lidhja e tyre ka marrë fund, të paktën këtë ka lënë Capital T të kuptojmë nga postimi i tij i fundit
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos dhe të gjithëve na shkoi mendja për një krizë ose ndarje nga modelja e njohur
.
Me siguri, rrjetet e tyre sociale tashmë do të jenë në ‘lupën’ e ndjekësve për të mësuar sesi qëndron e vërteta.