Sara Hoxha ka folur së fundmi në “Më lër të flas” për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania” dhe jo vetëm.
Ajo shprehu edhe zhgënjimin për televizionet e tjera shqiptare.
Teksa u pyet nga Romeo Veshaj se çfarë e veçon Top Median nga mediat e tjera, Sara tha:
“Siç thonë amerikanët një shprehje: Duhet të ecësh në rritmin e daulles tënde dhe Top Channel e vendos vetë ritmin për veten, i vendos standartet për veten duke u bazuar në televizionet perëndimore dhe ka një gjë te mirë Top Channel, që nuk përfshihet as në baltosjen, as ne prishjen e lojës, tregut apo baltosjen e televizioneve të tjera, gjë që jam e zhgënjyer që nuk ndodh për Top Channel nga ana tjetër. Është një zhgënjim personal që unë e kam që televizionet e tjera flasin ndonjëherë padrejtësisht për Top Channel. “Pse e le Top Channel”, “Pse ike nga Top Channel”, e kuptoj që janë video për Youtube por ne nuk e bëjmë dhe dua të na kthehet i njëjti respekt”.