Pas Beart Rexhepit, një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen” i ka dhënë fund beqarisë.
Bëhet fjalë për Argjend Rraçin, i cili ishte pjesë e sezonit të tretë të “Përputhen”.
Ai ka publikuar ditën e sotme foto nga dasma e tij ku shkruan: “S’do kishte mënyrë më të mirë, ta përfundoja këtë vit e ta nisja një tjetër me ty. Deri në vitin e fundit të jetës! Të dua”.
Argjendi arriti të bënte bujë në “Përputhen” por nuk mundi të gjente dot dashurinë në këtë program.