Një tjetër ngjarje kriminale është regjistruar pasditen e së hënës. Një person i armatosur ka arritur të grabisë një pikë të një institucioni mikrofinanciar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bregu Diellit” në Prishtinë.
Një person i maskuar nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucionin financiar dhe ka grabitur një shumë parash.
Pronari i i këtij institucioni mikrofinanciar, Nexhat Uka ka deklaruar, se autori ka arritur të marrë rreth 330 euro.
Uka tha se në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë bashkë me hetuesinë.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pasur një grabitje. Një person i armatosur ka marrë një vlerë monetare 330 euro dhe punonësja ka qenë shumë e frikësuar.
Megjithatë, pasi ka shpëtuar pa lëndime është mirë…Nuk e di çfarë kanë bërë policia, por kanë qenë edhe hetuesia dhe kanë marrë gjitha verifikimet dhe mbetet të shihet në ditët në vijim”, tha Uka.